Rifillon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur pa opozitën. Teksa në mbledhje ministri i Financave, Ervin Mete prezanton projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e opozitës të pranishëm në sallë janë vetëm dy, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji.
Ndërkohë deputetët e tjerë janë bllokuar te shkallët nga punonjësit e Gardës.
Deputetja Gjergji ka publikuar në rrjetet sociale një video të asaj se çka po ndodh brenda Konferencës së Kryetarëve, ndërsa e cilëson një mbledhje turpi. “I keni bllokuar në ashensor deputetët e opozitës.
Ky është turp. Ministri e cilëson një arritje, heqjen e bonusit të bebes për emigrantët shqiptarë. Këta flasin për rritje të ekonomisë, kur të rinjtë po largohen. Kjo është e turpshme, se vetëm unë jam brenda.
Duhet të ndërhysh zonja Nikolla. E keni nisur 30 minuta para orarit mbledhjen.”, tha deputetja.