“Po miratojnë buxhetin në një lokal”, Berisha me akuza të forta: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor

Shqipëria

“Po miratojnë buxhetin në një lokal”, Berisha me akuza të forta: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:36
Sali Berisha

Sali Berisha ka folur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Berisha tha se maxhoranca doli nga sallat e Kuvendit dhe shkoi në një lokal, ku sipas tij po miratojnë buxhetin për vitin 2024.

Sali Berisha:

Kjo ndërtesë përveç kohës së hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga policia dhe garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtëquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 [prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në kate të parë me urdhër të saj.

Kjo tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal dhe aty po miratojnë buxhetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat