Gjatë Tetorit Rozë u kryen rreth 12 mijë mamografi, kontrollet falas pritet të vazhdojnë gjatë vitit

Shqipëria

Gjatë Tetorit Rozë u kryen rreth 12 mijë mamografi, kontrollet falas pritet të vazhdojnë gjatë vitit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

11.750 mamografi janë kryer gjatë tetorit, muajit të dedikuar për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 922 mamografi janë zhvilluar nga Njësitë e Lëvizshme të Mamografisë.

Rozë është muaji ku kryhen më shumë kontrolle nga vajzat e gratë, por e rëndësishme është që kontrollet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Ministrja Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se angazhimi për më shumë kontrolle e mamografi falas për gratë dhe vajzat vazhdon gjatë gjithë vitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat