Rrahu bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rrahur bashkëshkorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin 55 vjeç, banues në Kurbin.

Kjo pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat