“Ka një bestytni që Berisha do lëri një pasardhës”, Mertiri: Ai e do PD për të mbrojtur veten nga amerikanët

Shqipëria

“Ka një bestytni që Berisha do lëri një pasardhës”, Mertiri: Ai e do PD për të mbrojtur veten nga amerikanët

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:59
Mertiri

‘Sali Berisha është e qartë që është drejt fundit, por problemi është se ka një bestytni te radhët e atyre që e ndjekin që ai do lëri një pasardhës. Mesa shoh unë, një pjesë aty pretendojnë që të jenë Luli i ardhshëm dhe mendojnë që Berisha do të tërhiqet një ditë dhe ky do ta trashëgojë atë.

Ndërkohë, që është e qartë që Berisha nuk ka besim te cilido. Duke qene non grada, duke qene i sulmuar nga SPAK-u dhe ishte i detyruar.

Në këto kushte ai do ta vazhdoj vetë vallen, e para se nuk ka besim te njëri dhe e dyta se e ka PD-në tashmë dhe e do jo për të fituar, jo për të vazhduar opozitën, por për të mbrojtur veten nga amerikanët. Në qoftë se ai ka një vartës aty, nuk ç’i duhet

. Atij i duhet të mbrohet duke besuar që amerikanët nuk do ta sulmojnë sepse amerikanët nuk do duan të prodhojnë një lajm sikur Amerika po godet apo po burgos liderin e opozitës. Për kaq i duhet PD-ja’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat