Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 33-vjeçari

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.

Mësohet se është duke u kërkuar ndihma e zjarrfikëses, pasi nuk po nxjerrin dot nga makina shoferin, i cili ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat