Prej rreth 60 minuta parlamenti është përfshirë në kaos, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit.
Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të partisë socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.
Fatmir Xhafaj, një ndër veteranët e Kuvendit është drejtuar demokratëve, duke u kërkuar që të lirojnë karriget dhe të mos pengojnë punimet.
Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se maxhorancë duhet t’u rikthejë të drejtat Kushtetuese.
Me tej nje prej demokrateve i ka kerkuar Xhafajat qe te lejohen komisionet hetimore, por ky i fundit ka folur nendhembem, teksa ka thene: “Po ç’lesh komisionesh hetimore…”
Nga ana tjetër gjatë debatit në Kuvend, Bledi Çuçi ka ironizuar demokratët që ishin ulur: Edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë, të rrimë të gjithë në këmbë.