“S’heqim dorë, ky është fillimi”, Berisha shpërthen kundër opozitës: Kjo ishte një grevë e përkohshme

Shqipëria

“S’heqim dorë, ky është fillimi”, Berisha shpërthen kundër opozitës: Kjo ishte një grevë e përkohshme

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar, pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend ku u ndezën flakadë dhe u rrëzuan në Kuvend, theksoi se kjo ishte një formë greve.

Berisha u shpreh se nuk janë autorizuar nga zgjedhësit që të veprojnë si marioneta, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

Ai theksoi se mazhoranca me votimin e projekligjeve në Kuvend pa debat, tregoi fytyrën e vet.

Berisha: “Ishte një formë greve. Ne nuk heqim dorë, është vetëm fillimi. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tonë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar.

Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat