Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, së bashku me disa efektivë kanë mbërritur në Kuvend.
Ata do të kqyrin vendin e ngjarjes pasi deputeti i PD-së hodhi flakadanë seancës së sotme parlamentare (2 nëntor).
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se opozita ka tre kushte pa plotësimin e të cilave nuk do të lejojë që të zhvillohet asnjë seancë normale.
“Ne kemi tre kushte. Në kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore për të parë konfliktin e interesit dhe se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve.
Në kërkojmë që në komisionin e reformës zgjedhore, opozita të ketë përfaqësuesin e saj. Deri sa të arrihet plotësimi i kërkesave tona, ne do ta përshkallëzojmë aksionin tonë opozitar” tha ai.