Masakra e Lushnjes/ Avokatë të tjerë për Laert Haxhiun, gjyqi shtyhet për në 17 nëntor

Shqipëria

Masakra e Lushnjes/ Avokatë të tjerë për Laert Haxhiun, gjyqi shtyhet për në 17 nëntor

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:52
Laert Haxhiu

Gjykata e Posaçme caktoi 2 avokatë të tjerë kryesisht për procesin që po mbahet ndaj Laert Haxhiut që po gjykohet në mungesë për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnje.

Në seancën e së enjtes u revokua avokatja tjeter e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi.

Avokatët e shtetit do të jenë Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Ndërkohë, Detar Hysit avokati me prokurë të posaçme nga familjarët e Laert Haxhiut, i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga mbrojtja, ndërsa mosparaqitja e tij këtë të mërkurë në seancë, u shoqërua me ndëshkimin administrativ prej 5 mijë lekësh të rinj.

Gjyqi në GJKKO u shty për datën 17 nëntor në orën 11:00 ndërsa ka mbetur për tu pyetur edhe një dëshmitar nga prokuroria dhe më pas do jetë radha e dëshmitarëve të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat