Elmir Tufa është 31-vjeçari i arrestuar këtë të enjte në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021.
Për këtë ngjarje është arrestuar Albert Zaja ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa në kërkim janë edhe Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara.
Të katër personat kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover” objektivit, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar.
Dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër në pritje të atyre që kryen atentatin ndaj Kastratit.