Një 58 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e së enjtes teksa qëndronte në një lokal në Shkodër.
Sipas policisë, 58 vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Mësohet se ai punonte si shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.