Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti u shpreh se kjo situatë politike do të vazhdojë derisa mazhoranca të kthehet në ligjshmëri.
Ai tha se mazhoranca nuk do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin dhe prandaj opozita është e detyruar që të bllokojë funksionin normal të kuvendit.
Ai theksoi se ditën e parë që do të trajtohen këto çështje të opozitës, jeta parlamentare do të vazhdojë normalisht dhe do të bëjmë politikë
Teliti: Kjo situatë do të vazhdojë derisa mazhoranca të kthehet në ligjshmëri. Mazhoranca dhe opozita kanë të drejtat e tyre. Opozita ka të drejtë për të bërë oponencë dhe të ngrejë zërin për shqetësimet e njerëzve. Edhe pse kemi 32 propozime nuk marrin të diskutojnë asnjë. Kemi kërkuar ngritjen me të drejtë kushtetuese për 8 komisione hetimore. Komisioni sipas kushtetutës kur kërkohet ngrihet në mënyrë direkte.
Mazhoranca nuk do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin dhe prandaj opozita është e detyruar që të bllokojë funksionin normal të kuvendit. Ditën e parë që do të trajtohen këto çështje të opozitës, jeta parlamentare do të vazhdojë normalisht dhe do të bëjmë politikë. Ata na kanë hequr fjalën e lirë në seancë dhe në komisionet parlamentare.