Tregtia e paligjshme e duhanit, Shuperka: 100 mln euro humbje në buxhet

Shqipëria

Tregtia e paligjshme e duhanit, Shuperka: 100 mln euro humbje në buxhet

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:51
Roland Shuperka

Tregtia e paligjshme e duhanit i kushton Shqipërisë 100 milionë euro humbje në buxhet çdo vit.

Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti për çështjet e duhanit Roland Shuperka, shprehet se ndër vite vendi ynë ka lejuar tregtinë e paligjshme duke mos ratifikuar protokollin për tregtinë e paligjshme.

Dëmet e shkaktuara nga tregtia e paligjshme nuk janë vetëm financiare.

Shuperka shprehet se ndryshe nga sa raportohet, tregtia e paligjshme e duhanit është në nivele alarmante, me shumë sa qeveria pranon.

Eksperti rrëfen se i është drejtuar me shkresa zyrtare që nga viti 2014 Ministrisë së Shëndetësisë, duke i sugjeruar ratifikim të marrëveshjes me OBSH, çka do të çonte në frenimin  tregtisë së paligjshme, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat