23 turistë të huaj janë evakuuar në zonën e Përmetit ndërsa u bllokuan në ujërat e lumit Langaricë.
Grupi i turistëve të huaj po vizitonte kanionet në këtë zonë por rritja e nivelit të lumit si shkak i prurjes së ujërave dhe reshjeve ka bërë që ata të ndihen të rrezikuar.
Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur strukturat e emergjencave. Ata kanë evakuuar turistët e bllokuar në kanionet e Langaricës.
Të gjithë pjesëtarët e grupit turistik janë në gjendje të mirë shëndetësore.