Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë kanë shënuar 110 vjetorin e tyre.
Ky përvjetor është kremtuar përmes një aktiviteti të mbajtur në qytetin e Korçës në të cilin ishte i pranishëm ambasadori rumun në Shqipëri Oktavian Sherban, nga ku shprehu vlerësimin mbi marrëdhëniet midis dy kombeve duke i cilësuar si të shkëlqyera.
Kjo ekspozitë, sipas kuratorit Nikolae Pepene, sjell zhvillimet e vitit ’89 në Rumani në një kohë tranzicioni, parë kjo në këndvështrimin e piktorëve të ndryshëm
Vlerësime për kontributin e ndërsjellë të dy popujve respektivë, në historinë shekullore të bashkëpunimit e kanë shprehur më pas të ftuar në këtë aktivitet, mes tyre dhe konsulli i nderit në Korçë Elvis Toçi.