Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në karburantin “Veliaj Petrol” në rrugën Bardhul në Tiranë.
Sipas unifromave blu, shpërthimi ndodhi gjatë kohës që karburanti ka qenë duke u funizuar me benzinë, nga një autobot.
Si pasojë janë dëmtuar menaxheri me iniciale M. Ç., dhe shoferi i autobotit me iniciale M. K., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shpërthimi në karburant ndodhi rreth orës 13:30 të mesditës së sotme (4 nëntor).
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.