Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një autobot është përplasur me një makinë.
Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar gjatë përfshirjes në aksident të automjetit të tonazhit të rëndë.
Dyshohet se moti i keq dhe reshjet e dendura ka qenë shkaktari i aksidentit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.