Ish-President Bamir Topi, ka komentuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ish-presidenti Topi, është shprehur se sai përket hetimeve ndaj Berishës, duhet të zbatohet Kushtetuta që mos krijohen alibi.
I pyetur nëse Berisha duhet të paraqitet në GJKKO pas sipas masës së sigurisë së përcaktuar, Topi në kuptoj se duhet të shkoj, duke thënë: Nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.
Bamir Topi: Është në ngjarje që e ka bërë publikun të shohi, e të mendojë dhe të pres së çfarë do të ndodh. Shoqëria nga pikëpamja reagimit është heterogjenë. Jam pa asnjë lloj ndjesie emocionale. SPAK ka vepruar mbi një aktakuzë, është futur ne procedurat e tyre dhe çështja po i dërgohet gjykatës. Nuk futen ne çështjet e natyrës juridike. Ne jemi mësuar që drejtësia të jetë në kontroll e politikës, në mënyrën se si e ka parashikuar emërimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, të cilët kalonin nga filtri i politikës. Tani ka ardhur koha që pushtetet ndahen. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh.
Pyetje: Pse u procedua pa Parlamentin?
Topi: Unë jam i parimit se pavarësisht së çfarë akuze ka të zbatohet siç thotë Kushtetuta, për të mos lënë raste as për alibi.
Pyetje: A duhet të shkojë Berisha në gjykatë?
Topi: Nëse ma bëni këtë pyetje nuk dal më në emisione, nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij.
Pyetje: Si e keni parë Berishën pas akuzave?
Topi: Mund të mendohet se kam parë më indiferentizëm. Nuk më vjen mirë, por mesa duket ka ardhur koha që duhen të qartësohen për këdo.