Përplasjet në Parlament, Xhaxhiu: Ja kur filloi degjenerimi në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria

Përplasjet në Parlament, Xhaxhiu: Ja kur filloi degjenerimi në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:46
Gazetari Rezear Xhaxhiu,

Gazetari Rezear Xhaxhiu, ka komentuar dhunën që ndodhi dy herë radhazi në Kuvendin e Shqipërisë, mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Xhaxhiu nënvizoi se degjenerimi në Kuvend nisi me grushtin e Mazrekut ndaj Hajdarit.

Sipas tij Parlamenti në vitet “91-“92 ishte në nivel tjetër.

“Kuvendi nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë dhe Ermiri jemi nga të parët që e kemi ndjekur parlamentin që pas ’90.  Kishe qejf të shikoje parlamentin e viteve ’91-’92. Kishte oratori të Namit Dokles. Degjenerimi ka filluar me grushtin e Mazrekut ndaj Hajdarit. Degjenerimi në formë”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat