U trafikua nga kufiri i gjelbër i Shqipërisë, policia greke kap dhjetëra kilogramë drogë, pranga drejtuesit të automjetit që e transportonte

Shqipëria

U trafikua nga kufiri i gjelbër i Shqipërisë, policia greke kap dhjetëra kilogramë drogë, pranga drejtuesit të automjetit që e transportonte

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngarkesë me marijuanë që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia greke. Operacioni u zhvillua mesditën e kësaj të shtune në rrugën “Egnatia” në afërsi të vendit të quajtur “Dodoni” në hyrje të Janinës. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 64 pako me 70 kg e 400 gram marijuanë.

Policia helene sqaron se është arrestuar drejtuesi i mjetit, për të cilin policia greke ende nuk bën të ditur shtetësinë dhe moshën.

Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të siguruar nga antidroga e Patras për lëvizjen e një sasie të madhe droge nga kufiri gjelbër i Shqipërisë për në Greqi, ndërkohë që hetimet do i kryejë Prokuroria e Janinës.

Policia greke bën me dije se çmimi i marijuanës në Greqi është rritur e tashmë varion nga 2000-3000 euro/kg. Prej fillimi të vitit policia greke ka sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat