Për një periudhë prej gati 1 muaji, policia rrugore nuk ka zbuluar asnjë drejtues mjetesh nën ndikimin e drogës.
Në rastin e konstatimit të drejtuesve nën efektin e drogës, Kodi Rrugor parashikon sanksione të ndryshme, duke përfshirë tërheqjen e lejes së drejtimit, ndëshkimin administrativ dhe procedimin penal.
Kontrollet për përdorimin e lëndëve narkotike kur personat janë nën drejtimin e makinave duket se ka dhënë efektet.
Prej gati 1 muaj policia rrugore nuk ka evidentuar asnjë rast nën efektin e drogës .
Specialisti i qarkullimit rrugor Gerhard Baka thotë se pajisja tregon brenda pak minutash nëse drejtuesi i mjetit është apo jo përdorues i lëndëve narkotike lloji i drogës që ka konsumuar apo nëse ka përdorur medikamente që kanë përbërje lëndë të tilla.
Kodi Rrugor parashikon dhe sanksione ndaj personave që janë konsumues si tërheqja e lejes së drejtimit vendosja e masës administrative që varjon nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë dhe procedimit penal.