Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, pritet verifikimi i masës së sigurisë për Elmir Tufën

Shqipëria

Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, pritet verifikimi i masës së sigurisë për Elmir Tufën

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Këtë të dielë, do të bëhet verifikimi i masës së sigurisë për Elmir Tufën, i cili është i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Verifikimi i masës së sigurisë do të kryhet në orën 10:00.

Policia e Tiranës e arrestoi Elmir Tufën më 2 nëntor në Fushë-Krujë.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit të 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat