Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastrati në muajin shkurt të 2021.
Elmir Tufa ka qenë në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati.
Gjykata e Fierit kishte caktuar atij masën “arrest me burg”, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021.
Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xhecuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në hyrje te qytetit brenda makinës së tij.