Ndahet nga jeta regjisori Vladimir Prifti

Shqipëria

Ndahet nga jeta regjisori Vladimir Prifti

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Regjisori i njohur, Vladimir Prifti

Regjisori i njohur, Vladimir Prifti është ndarë nga jeta këtë të dielë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh.

Prifti është regjisor i disa prej filmave si “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time”.

“Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë! Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Margariti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat