Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën

Shqipëria

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:07
Elmir Tufa

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin, Elmir Tufa, i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Shkurt të vitit 2021.

Ai u arrestua pas një operacioni të policisë në 2 Nëntor të këtij viti në Fushë-Krujë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të Kastratit.

31-vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se 2 vitesh pasi Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42-vjeçar.

Kujtojmë se Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me 2 plumba, paraditen e së hënës së 1 Shkurtit, në lagjen Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip “Range Rover”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat