Shtrati i lumit Gjanica në Fier është rehabilituar.
Ndërkohë që është rregulluar pedonalja për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama, që ka publikuar disa pamje pas punimeve, shkruan se ky transformim i segmentit të dytë të Gjanicës “ka futur në shtrat një lumë të zhytur mes ferrave, kallamishteve e plehrave të mbledhura me dekada.
Duke krijuar rrugë të re frymëmarrjeje të gjelbër që përshkon Fierin e Rilindur dhe u jep mundësi qytetarëve të lëvizin në këmbë në një pedonale të gjatë”.