Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa minuta më pak se një orë më parë në kryeqytet, pranë Kryeministrisë.
Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se automjeti “Mercedes Benz”.
I cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.