Deputeti Flamur Noka është shpehur se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në burg.
Në një deklaratë për mediat tha se mazhoranca nuk i njeh deputetët duke shtuar se opozita po nëpërkëmbet.
Më tej tha se vetëm gjyqi politik akoma nuk u është bërë.
“E drejta e deputetit për të ushtruar ligjin dhe Kushtetutën është në Kuvend. Jemi këtu si përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve. Nuk na njohin si deputetët, nuk na njihin për përfaqësues të popullit. Monizmi nuk njeh limite. Nuk mundet më që opozita të nëpërkëmbet. Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në burg. Kjo është diktaturë staliniste. Vetëm gjyqi politik akoma nuk është bër”-tha ai.