Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.
Këtë të martë ka reaguar Ministria e Arsimit dhe e Sportit që thotë se kopshti në fjalë vepronte në kushtet e paligjshmërisë, pasi ishte pa licencë. Për këtë, arsye, MAS thotë se ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit.