Qeveria ka publikuar detaje të reja për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për refugjatët e paligjshëm, që kanë mbërritur në vendin fqinj.
Në këtë postim paraqiten disa fakte mbi marrëveshjen për menaxhimin e fluksit të migrantëve të parregullt, nga shpenzimet, të cilat përfshijnë çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare, deri te afati maksimal i qendrimit të një emigranti.
Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:
Sipas Nenit 3, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.
Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qendrimin e migrantëve.
Sakaq, Neni 4 garanton kufirin maksimal, jo më shumë se 3000 persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Sipas Nenit 6, Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare,
Neni 9 garanton: Afati maksimal i qendrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për proceduart e azilit/ mbrojtes.
Në përfundim të proceduarave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimnin e migrantëve nga Shqipëria.