Prej orëve të para të kësaj të mërkure rrebeshe shiu kanë ‘pushtuar’ vendin duke krijuar dhe problematika të shumta.
Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Burime bëjnë me dije se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve.
Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.
Në qarkun e Durrësit ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana dhe në rrugën e Currilave.