Aksidenti te Kopshti Zoologjik/ Policia konfirmon viktimën, i riu student në Akademinë e Sigurisë

Shqipëria

Aksidenti te Kopshti Zoologjik/ Policia konfirmon viktimën, i riu student në Akademinë e Sigurisë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka konfirmuar se nga aksidenti që ndodhi pasditen e së mërkurës  pranë Kopshtit Zoologjik, ka ndërruar jetë një person.

Sipas bluve, viktima ishte student në Akademinë e Sigurisë. I riu qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet.

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat