Të tjera pamje të tmerrshme kanë dalë nga kopshti “Stinët” ku edukatorja Majlinda Dehima dhunon 3-vjeçaren.
“Stop” ka publikuar mbrëmjen e sotme videon ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores ndaj të miturës, ku nuk nuk kursehet aspak, deri në përdorimin e fjalëve si “sharabajgë”.
Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!
ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.
ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim
Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…
Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.
Emisioni investigative “Stop” publikoi dy ditë më parë pamjet e tmerrshme ku 3-vjeçarja shihej teksa dhunohej në kopshtin privat në Tiranë “Stinët” nga edukatorja. Edukatorja Majlinda Dehima shihej teksa dhunonte të miturën derisa e vogla përfundoi me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.
Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Minsitria e Arsimit të cilët pas verifikimeve të bëra rezultoi se kopshti “Stinëë” ishte i palicensuar. Si rjedhojë u bë i mundur edhe mbyllja e këtij kopshti ku dhe ndodhi ngjarja.
Sakaq, edukatorja Majlinda Dehima u shoqërua në Komisariat ku dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve” për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare.
Në dëshminë që ajo dha para uniformave blu tha se e kishte goditur vajzën me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa shtoi se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.