Kjo e enjte ka sjellë një përmirësim të situatës së krijuar nga shirat intensiv të një dite më parë.
Në aksin kombëtar Skuraj – Burrel, qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pas ndërhyrjes së një dite më parë nga firma mirëmbajtëse.
Problem në këtë aks rrugor gjatë orëve të para të ditës, ishte mjegulla e cila kufizoi fushëpamjen për automjetet.
Një ditë më parë, segmenti i Shkopetit u bllokua pasi masive gurësh dhe zhavori përfunduan në asfalt si rezultat i reshjeve intensive të shiut dhe fyrjes së përrenjëve.