Një grup minatorësh është mbledhur para parlamentit për të protestuar. Ata kërkojnë statusin e minatorit, i cili do ju mundësojë disa lehtësira.
Përmes miratimit të Statusit të Minatorit, ata kërkojnë:
Sigurimin e jetës për minatorët
Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
Rritjen e pensioneve për minatorët
Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët
Statusi i minatorit parashikon një sërë lehtësirash për shkak të vështirësisë dhe rrezikut që paraqet natyra e punës.