Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin e Alma Kaçin. SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa Kaçi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’.
Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor
. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.
Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie./]