Çani propozon skenarë dhune në parlament: Sali Berisha duhet të bëhet si Albin Kurti

Shqipëria

Çani propozon skenarë dhune në parlament: Sali Berisha duhet të bëhet si Albin Kurti

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:09
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani ka komentuar përplasjet dhe kaosin që është krijuar kohët e fundit në Kuvend.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania ai ka propozuar që opozita duhet të ndjekë shembullin e kreut të qeverisë Albin Kurti, gjatë kohës që ishte në opozitës.

Sipas tij opozita në vendin tonë duhet të ketë një strategji, ose në të kundërtën nuk do arrijë asgjë.

“Kujtoj opozitën e Albin Kurtit, e mbani mend sa vazhdoi me flakadanë. As opinionin nuk e kishte shumë pro, dhe me kalimin e kohës filloi të bëhej normale. Me kalimin e kohës filloi të bëhej normale. Njerëzit duhet të mësohen me  një teatër të ri, me ca aktorë të veshur me kostume të tjerë. Unë them se nëse e kanë  me kaq nuk do të arrijnë gjëkundi. Nëse nuk do të kenë një strategji nuk do të arrijnë asgjëkundi"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat