Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se SPAK e ka “gozhduar “ Ilir Metën.
Në një emision ai ka thënë se përveç çështjes CEZ-DIA, Meta po hetohet fort dhe për çështje të tjera, sidomos ajo e lobimit.
Ai ka treguar se në BKH janë thirrur dy njerëz shumë pranë tij dhe u janë sekuestruar telefonat.
“Dy biznesmenë të afërt të Metës janë thirrur nga BKH për një çështje tjetër dhe sapo janë futur aty u janë sekuestruar celularët. Se duan të shkojnë te lobimi. Njëri e kishte celularin me vete. Tjetri tha nuk e kam me vete. Mirë i thanë hajde në makinë dhe shkuan në shtëpi i morën celularin. Edhe Malltezit i morën celularin nga duart”, tha ai.