Gazetari Afred Lela deklaroi se marrëveshja me Italinë nuk është për Shqipërinë dhe shqiptarët.
I ftuar në “Open”, Lela tha se Rama po tenton që të nxjerrë në pah një protagonizëm të ‘sëmurë’ për vëmendje ndërkombëtare.
“Duket se marrëveshja nuk e ka kërkund shqiptarin dhe Shqipërinë, pasi duket se kryeministri ka shqetësime globale dhe rajonale. Unë e di se ai është kryeministri i Shqipërisë. Ky është rrafshi më i dëmshëm. Do të shpëtojmë afrikanët se janë në luftë, por nuk më duket se është shqetësimi i shqiptarëve.
Këto justifikimet më duken mënyra se si fshihet një motiv. Ka të bëjë me protagonizmin deri në delir dhe të sëmurë të kryeministrit për vëmendje ndërkombëtare.”, tha Lela.