Ja çfarë do të bënte Arian Çani nëse do të ishte në vend të Ramës: Mirë ua bën këtyre frikacakëve

Shqipëria

Ja çfarë do të bënte Arian Çani nëse do të ishte në vend të Ramës: Mirë ua bën këtyre frikacakëve

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Arian Çani

Gazetari Arian Çani ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku ka komentuar thirrjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në SPAK.

Çani tha se opozitarëve u duhet thirrja në SPAK e madje edhe burgu, pasi sipas tij ata janë frikacakë të cilët nuk po mund të mbrojnë më veten e jo më popullin që duan ti dalin për zot.

“Këta nuk e kanë me Ramën historinë. Kush është ky kamikaz që merr përsipër të dënojë dikë pa prova. duhet të mendohet mirë, se duhet që dikush të bëjë diçka për të mbrojtur dinjitetin e vetë.

Në Shqipëri,  nuk ka burra të tillë ta bëjnë, rreth e rrotull nesh  ka shumë burra që mund ta bëjnë. Ramsi ja bën mirë dhe më shumë duhet të bëjë se këta janë frikacak, kaq e thjeshtë është. Kur nuk mbrojnë veten e tyre, si mund të mbrojnë popullin. Unë Ramës i jap të drejtë e në vendin e tij më shumë do kisha bërë”,-tha Çani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat