Ndërtuesi Fatmir Bektashi sërish në SPAK, merret në pyetje në prani të avokates

Shqipëria

Ndërtuesi Fatmir Bektashi sërish në SPAK, merret në pyetje në prani të avokates

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:47
Fatmir Bektashi

Fatmir Bektashi është paraqitur këtë të premte në SPAK bashkë me avokaten e tij.

Pas 2 orë e 30 minutash ka përfunduar dhe seanca.

Kujtojmë se herën e fundit që u paraqit në SPAK, Bektashi nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët duke qëndruar përballë tyre, duke i dëgjuar pyetjet, por duke mos bërë asnjë koment.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Bektashi është ortak i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha nuk u paraqit në SPAK sepse siç u shpreh ai nuk mund të lejojë të shkelet Kushtetuta.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij. Ndërkohë dhëndri, Malltezi është i arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat