Publicisti nga Shqipëria, Milaim Nela ka paralajmëruar ndryshime të Kodit Zgjedhor.
Ai në një postim tha se Lulzim Basha me Florian Haçkajn, në emër të opozitarizmit po e shtyjnë ligjin për ndryshim të kodit zgjedhor.
“E para, (Partiçka e Lulit) favorizohet nga Balla-Rama me bashkëkryetarin pa mandat të Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe të dytës (DPSHL) i jepet vend pa asnjë tagër në tryezat që organizon KQZ e Celibash Dushkut i cili tregohet tepër miqësor me ketë organizatë duke ftuar nga 3 përfaqesues së saj në takime.
Këta me drafte të përgatitura nga fabrika e "rilindjes" po iniciojnë gjoja reformën zgjedhore ku përfshihet sistemi proporcional kombëtar dhe vota e diasporës!” – shkroi ndër të tjera Nela, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor po vijnë!
Çdo ditë po bëhet më e qartë se "shumica" rilindase do ta ndryshojë kodin zgjedhor duke e shtyrë ligjin përmes dy veglave të saj të bindura që veprojnë gjoja si faktorë opozitarë;
1. Partiçka pa forume e pa anëtarë që ka vjedhur siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike me forcën e gjykatave të pushtetit - partia e Lul Zhelenskit...dhe
2. Diaspora për Shqipërinë e Lirë e mashtruesit Florian Haçkaj (Veliaj 3.0).
E para, (Partiçka e Lulit) favorizohet nga Balla-Rama me bashkëkryetarin pa mandat të Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe të dytës (DPSHL) i jepet vend pa asnjë tagër në tryezat që organizon KQZ e Celibash Dushkut i cili tregohet tepër miqësor me ketë organizatë duke ftuar nga 3 përfaqesues së saj në takime.
Këta me drafte të përgatitura nga fabrika e "rilindjes" po iniciojnë gjoja reformën zgjedhore ku përfshihet sistemi proporcional kombëtar dhe vota e diasporës!
Po të ndjekësh fjalorin dhe zhargonin politik të PD-se së Lulit dhe Diasporës së Haçkajt duken absolutisht sikur kanë dalë nga e njëjta furrë!
Të dyja flasin për vendimin (antikushtetues) të Gjykatës Kushtetuese pêr votën e diasporës dhe të dyja theksojnë urgjencën e reformës zgjedhore!
Po të ndiqnit sot daljen e Alibeajt në seline e ish Bashkimeve Profesionale do bindeni pa as më të voglin dyshim.
Për tu dukur të pavarur e sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, nëse e keni vërejtur njëra palë propozon votimin elektronik të diasporës (Alibeaj) e tjetra votimin me postë (Haçkaj e DPSHL).
Të dyja metodat garantojnë manipulim të sigurtë nga mafia e patronazhistëve të pushtetit rilndas.