Moti i keq përfshin Kukësin/ Problematikë në disa segmente, shkak rënia e gurëve

Shqipëria

Moti i keq përfshin Kukësin/ Problematikë në disa segmente, shkak rënia e gurëve

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:50
Kukës

Qarku i Kukësit është përfshire nga reshje shiu me intensitet mesatar. Deri më tani, bazuar në informacionet e marra nga terreni, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka rënie gurësh në disa segmente, por nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Në Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka problematike emergjente.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Golaj bashkia Has dhe fshatrat Zogaj, Kam, Kepenek dhe Çorraj Njësia Administrative Bytyq bashkia Tropojë.

Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, vijon normalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat