Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore, ARRSH: Na fton në sezonin dimëror

Shqipëria

Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore, ARRSH: Na fton në sezonin dimëror

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëbora e parë për këtë viti filloi në Qafë Thore. Lajmin e ka bërë me dije Autoritet Rrugor Shqiptar përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se kjo dëborë na fton në sezonin dimëror.

ARRSH njoftin se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, por edhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.

Rruga në Qafë Thore është e hapur dhe qarkullimi në të kryhet pa probleme.

“Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike. Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton ARRSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat