U dëmtuan në çerdhe dhe kopsht, dy të mitur përfundojnë në spital, nisin hetimet

Shqipëria

U dëmtuan në çerdhe dhe kopsht, dy të mitur përfundojnë në spital, nisin hetimet

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:47
Policia

Policia e Tiranës, duke marrë shkas dhe nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një kopsht privat në kryeqytet, ka nisur hetimet për dy raste.

Mësohet se dy të mitur, një 4 vjeç, që frekuentonte kopshtin dhe një dy vjeçare, kanë përfunduar të dëmtuar në spital. Policia ka nisur hetimet.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”. Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat