Drogë afër shkollave, arrestohen katër trafikantë në Kavajë

Shqipëria

Drogë afër shkollave, arrestohen katër trafikantë në Kavajë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Kavajë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis pranë shkollave dhe në ambiente të tjera, të cilat kishin frekuentim të lartë, kryesisht nga të rinjtë.

Të arrestuarit janë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat