Reforma në drejtësi, Gogu flet me bindje për SPAK: S’po ndikohen nga asgjë

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Gogu flet me bindje për SPAK: S’po ndikohen nga asgjë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha në një intervistë për Euronews Albania se PS do të vijojë ta mbështesë pa kushte reformën në drejtësi, pavarësisht kostove.

Sipas tij tashmë ka ardhur koha dhe të gjithë jemi të barabartë nën ligjin.

“SPAK-u do të vazhdojë punën e vet, me çfarë shoh unë as nuk janë të përfshirë fare me këtë zhurmën politike. Po vazhdojnë punën e vet. Unë besoj që ju do ta shikoni që vetëm do ta forcojnë zbatimin e ligjit.

Unë di shumë mirë që çfarë do të ndodhë në këtë vend është që ligji do të zbatohet deri në fund, çfarëdo të them unë apo kushdo tjetër,” – u shpreh Gogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat