Në Kukur të Gramshit vijon puna për ndërtimin e urës, që lidh fshatin me mbi 1600 banorë, me pjesën tjetër të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa ministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet.
Shefi i qeverisë thotë se këto ndërhyrje do vazhdojnë të kryhen në çdo cep të vendit për të adresuar problemet dhe kërkesat e komunitetit.