Mjeku pediatër: Ulja dhe luhatja temperaturave ndikon te fëmijët, kemi pasur fluks të lartë në spital

Shqipëria

Mjeku pediatër: Ulja dhe luhatja temperaturave ndikon te fëmijët, kemi pasur fluks të lartë në spital

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Bektash Mandri

Bektash Mandri u shpreh se nëntori erdhi me rënie dhe luhatje të temperaturave çka i bëjnë fëmijët më të ndjeshëm.

Ai tha se në qendrat shëndetësore ka pasur një fluks të lartë, por i kontrollueshëm, duke shtuar se shumica janë më komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.

Mandri: Kemi kaluar një verë të gjatë, sepse deri në tetor kemi pasur njerëz në plazhe. Nëntori erdhi me rënie dhe luhatje të temperaturave çka i bëjnë fëmijët më të ndjeshëm. Dimri ka numrin më të lartë të virozave themi, por në fakt e ka vjeshta sepse fëmijët e kanë më të vështirë për t’ju përshtatur temperaturave.

Në qendrat shëndetësore kemi pasur një fluks të lartë, por i kontrollueshëm. Kemi pasur infeksione të rrugëve të sipërme dhe të ulta të frymëmarrjes. Po ashtu edhe meningite kur fëmijët nuk trajtohen dhe nuk kujdesen siç duhet për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat